Ka shumë arsye pse njeriu mund të ndihet jo rehat pas seksit!
Sipas Dr. Jenn Mann, psikoterapiste, ne e përjetojmë këtë sindromë kur jemi të emocionuar për dikë, por sapo flemë me të, i gjithë tensioni dhe eksitimi largohen, duke na lënë të frustruar. Kjo gjendje quhet “sindroma e refuzimit të papritur”.
Çështje hormonale
E gjithë kjo ngarkesë emocionale që lirohet pas marrëdhënieve seksuale dhe veçanërisht pas orgazmës, krijon këtë ndjenjë për shkak të grumbullimit të hormoneve specifike që mund të çojnë në sjellje të çuditshme. Një grua mund të qajë, një burrë mund të ndihet i kotë.
Për gratë
Pas një orgazme, niveli i dopaminës së një gruaje bie ndërsa niveli i saj i prolaktinës rritet. Prolaktina është hormoni që gratë kanë për prodhimin e qumështit, por është një mjet kyç që redukton dëshirën seksuale, sipas Entelechy Journal./abcnews.al