Arapi: Keqardhje që pësuam një gol naiv, Teuta ende në lojë për kualifikimin

schedule20:03 - 30 Mars, 2022

schedule 20:03 - 30 Mars, 2022

Teuta u mposht nga Laçi në ndeshjen e parë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë, por goli i Todorovksit në fund u jep shpresë durrsakëve për të shpresuar në kualifikimin në finale. Pas ndeshjes, trajneri Renato Arapi foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

“Do të tentojmë gjithçka, e kishim përgatitur të ishim të kujdesshëm por goli i shpejtë ndryshoi mënyrën e interpretimit. Ajo që më vjen keq është goli i dytë, se është pjesa që kemi punuar më shumë këtë periudhë. Më vjen keq kur e pëson në mënyrë naive. Futbolli është i tillë. Me ndërrimet jam i kënaqur, pasi ekipi reagoi. Me atë gol të shënuar jemi në lojë akoma për ndeshjen e kthimit”.

“Nga jashtë mund të flasim shumë lehtë, por duke qenë se i dimë problematikat që ka ekipi ne që jemi brenda. E nisëm si të kujdesshëm se është me dy takime. Nëse sulmojmë mund të kemi më shumë probleme mbrapa dhe ndaj kemi zgjedhur këtë mënyrë”.

“Sulmuesit duhet të jenë më të qetë, të marrin më shumë përsipër. Me futjen e Hykës dhe Sebinos, i dhanë një impuls tjetër lojës dhe jam i kënaqur. Kur kërkon të fitosh është akoma e vështirë se do të lesh hapësira mbrapa. Por kemi kohë të përgatitim ndeshjen dy javë, nuk duhet humbur besimi dhe durimi e duhet të vazhdojmë të punojmë se për këtë punë jemi këtu”.

“Penalltia? Mund të ketë kontakt, ka pasur kontakt te këmbët. Rubini ka qenë i fokusuar te topi dhe ka qenë mbrojtësi i Laçit i cili ka qenë më shumë i fokusuar te Rubini se sa te topi”, përfundoi trajneri Arapi. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!