Bizneset i bashkohen nismës së Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve

schedule14:33 - 25 Mars, 2019

schedule 14:33 - 25 Mars, 2019

Bashkia e Tiranës po synon të thyejë rekordin e mbjelljeve të pemëve të një viti më parë. Kryebashkiaku Erion Veliaj e bëri të ditur gjatë aksionit të mbjelljeve në parkun e Liqenit Artificial.

Pjesa jugore e parkut të Liqenit Artificial në Tiranë nga një vend që shërbente për grumbullimin e mbetjeve po shndërrohet në një nga zonat e pëlqyera nga qytetarët për të kaluar kohën e lirë. Kjo falë investimeve në infrastrukturë dhe pyllëzimit.

Aksionit të mbjelljeve të pemëve në këtë zonë iu bashkuan edhe dhjetëra biznese e qytetarë, të cilët iu përgjigjën thirrjes së bashkisë për të kontribuar për një qytet sa më të gjelbër.

“Pavarësisht nëse dikush punon në privat dhe në fakt, bën bilancin e biznesit të vet, por në fund fare të gjithë duhet të bëjmë bilancin e Tiranës dhe kur bilanci i Tiranës del pozitiv kemi fituar të gjithë. Sot jam shumë i lumtur që na janë bashkuar shumë kompani. Jemi afër rekordit tonë, kemi edhe 2-3 javë derisa ta thyejmë këtë rekord, por megjithatë them se kur një kompani e kupton që bilanci i Tiranës është po aq i rëndësishëm sa bilanci i biznesit të vet, do të thotë që kemi arritur një stad tjetër zhvillimi”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës u shpreh se kontributi i gjithkujt në të mirë të qytetit është i mirëpritur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!