Presidenti i Republikës, Ilir Meta këtë të mërkurë ka bërë me dije se ka dekretuar një tjetër ligj të qeverisë.
Meta në kuadër të perspektivave për të rinjtë ka dekretuar me shpallje ligjin “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve”.
‘Ligjin nr. 25/2022 “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve”.
Ky ligj, nëse do të zbatohet drejtë, në mënyrë objektive dhe me paanshmëri nga institucionet përgjegjëse, do të jetë një mbështetje e mirë për të rinjtë për ngritjen e bizneseve të reja, duke krijuar lehtësira për hyrjen në treg, zhvillimin e burimeve njerëzore, lehtësimin dhe mbështetjen në aksesimin në burime financiare’, thuhet në njoftimin e presidencës./abcnews.al