Pesë persona janë qëlluar për vdekje në periferi të Tel Avivit në Izrael, sulmi i tretë vdekjeprurës brenda një jave. Sulmi ndodhi në Bnei Brak, një nga zonat më të populluara hebreje të vendit, shkruan BBC
Sipas burimeve në vendngjarje, personi i armatosur u qëllua për vdekje nga policia. Forcat izraelite të sigurisë kanë qenë në gatishmëri të lartë pas sulmeve nga arabët izraelitë të martën dhe të dielën e kaluar, të cilat shkaktuan 6 viktima.
Një person është gjendur i vdekur në një automjet dhe të tjerët në rrugë.
/abcnews.al