Largimi i deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Ballko, pas kërkesës për arrestim, rikthen në Parlament Pandeli Majkon.
Ish-deputeti Majko nuk arriti të thyejë herësin duke qenë i renditur i 19-ti në listën e Qarkut Tiranës, e për pasojë mbeti jashtë politikës aktive.
Pas kërkesës së SPAK, Alqi Bllako e ka lënë vetë mandatin, pa pritur një vendim nga Kuvendi. Lajmin e ka bërë me dije ditën e sotme përmes një reagimi në rrjete sociale. Kësisoj i hapet rruga rikthimit të Majkos.
Në reagimin e tij, Bllako shprehet i tronditur nga kërkesa e SPAK. Teksa thotë se mburojë nuk ka statusin e deputetit, por pafajësinë, të cilën deklaron se do ta provojë në gjykatë, Bllako shprehet se të mërkurën do t’i paraqesë Kryetares së Kuvendit dorëzimin e mandatit si deputet.
Lexo edhe: Urdhër-arresti nga SPAK, Alqi Bllako le mandatin e deputetit
Në zgjedhjet e 25 prillit Partia Socialiste në Tiranë mori 18 mandate deputetësh, i fundit në listë është Eduard Shalsi dhe më renditet Pandeli Majko.
Në nenin 164, pika 2 thuhet: “Mandati i ndërprerë i deputetit ose i anëtarit të këshillit të bashkisë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse, përveçse kur plotësimi i vakancës me kandidatin e radhës ul përfaqësimin e gjinisë së nën përfaqësuar.
Në këtë rast plotësimi i vakancës bëhet nga kandidati i parë në listë i gjinisë së nën përfaqësuar pavarësisht renditjes në listë. Emrat e tjerë të asaj gjinie ngjiten në listë duke marrë renditjen e kandidatit paraardhës të së njëjtës gjini. Ky rregull nuk zbatohet kur emrat e gjinisë përkatëse kanë shteruar”.
Pandeli Majko që nga momenti që nuk fitoi mandatin, ai u tërhoq, duke mos qenë aktiv në politik. Megjithatë ai është anëtar i Kryesisë së PS-së.
be.k/abcnews.al