Kryenegociatori rus: Diskutimet me ukrainasit shkuan mirë, masa për uljen e tensioneve

schedule14:05 - 29 Mars, 2022

schedule 14:05 - 29 Mars, 2022

Kreu i delegacionit rus, Vladimir Medinsky, ka folur pas përfundimit të bisedimeve Rusi-Ukrainë në Stamboll.

Meidnsky tha se Rusia ka marrë dy hapa të rëndësishëm drejt Kievit për të de-përshkalllëzuar luftën në Ukrainë.

Ai theksoi se bisedat ishin konstruktive dhe se propozimet e palës ukrainase do t’i raportohen presidentit rus, Vladimir Putin, shkruan Ria Novosti.

Lexo edhe:Zelensky: Rrethimi i Mariupolit përbën krim kundër njerëzimit

Takimi midis dy delegacioneve ruse dhe ukrainase që u zhvillua sot në Stamboll ka përfunduar, njoftoi ambasada e Ukrainës në Turqi. Delegacionet u takuan në Stamboll për të diskutuar për një armëpushim dhe  fund të konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës.

Bisedimet zgjatën rreth katër orë me pushime të herëpashershme. Është e paqartë nëse do të vazhdojnë për një ditë të dytë, raporton Reuters./abcnews.al/