Shërbimet shtetërore të emergjencës në Ukrainë kanë deklaruar se 7 persona janë vrarë gjatë sulmit në zyrat rajonale në Mykolaiv.
Nëpërmjet një postimi në internet zyrtarët ukrainas thanë se 22 qytetarë janë plagosur nën rrënoja.
Skynews raporton se sulmi kishte objektiv liderin lokal Vitaliy Kim, i cili gjatë momentit të sulmit nuk ndodhej në ndërtesë.
Vitaly Kim, guvernatori i Mykolaiv, tha në në një postim në internet se dhjetëra njerëz kishin arritur të largoheshin nga ndërtesa përpara se ajo të goditej nga raketa.
Presidenti Zelenskiy tha para parlamentit danez se rrethimi rus i qytetit port të Mariupolit përbënte një “krim kundër njerëzimit”
“Ajo që trupat ruse po i bëjnë Mariupolit është një krim kundër njerëzimit, i cili po ndodh para syve të gjithë planetit në kohë reale”, tha Zelensky.
/abcnews.al/

