Një 21 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një adoleshente.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 5 Maji në Elbasan ku i riu me iniciale K.T, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 17 vjeçe.
“Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. T., 21 vjeç, banues në lagjen “5 Maji“, Elbasan, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 17 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al