Afera e inceneratorëve trondit Fierin, policia u trokiti në 07:00 të mëngjesit ish-funksionarëve të bashkisë

schedule11:15 - 29 Mars, 2022

schedule 11:15 - 29 Mars, 2022

SPAK lëshoi nëntë urdhër arreste mbrëmjen e djeshme, të cilat u ekzekutuan në orët e para të mëngjesit të sotëm. Fokusi i SPAK ka qenë inceneratori i Fierit, për të cilin iu vunë prangat disa zyrtarëve të lartë në bashkinë e atij qyteti.

Gazetarja Valbona Davidhi raporton për abcnews.al se Azem Shatëri, Florian Muça dhe Etleva Kondi janë arrestuar në shtëpitë e tyre sot në orën 07:00 në qytetin e Fierit. Po ashtu raportohet se është arrestuar edhe Loran Dusha, me detyrë administrator i inceneratorit të Fierit.

Emri që spikat më shumë në listën e të arrestuarve në Fier është pikërisht Florian Muça, i cili ka patur detyrën e nënkryetarit të bashkisë në momentin kur është miratuar dhënia me koncension e inceneratorit.

Ndërkohë Azem Shatëri ka qenë po ashtu funksionar i bashkisë së Fierit me detyrë drejtor i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike. Ndërkohë, Etleva Kondi, po ashtu funksionare e bashkisë ka qenë me detyrën e anëtares së bordit të Shërbimeve Publike, pra vartëse e Shatërit.

Kërkesa e SPAK

Lefter Koka, i biri i Haki-ut dhe i Lumturie-s, i datëlindjes 04.08.1964, lindur dhe banues në Durrës, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.

I DYSHUAR: Për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 248 e 25, 260 e 25,  287/1, gërma “a” dhe “b” dhe 278/2 të Kodit Penal.

Pëllumb Abeshi, i biri i Hamdi-ut dhe i Fatime-s, i datëlindjes 06.05.1958, lindur në Elbasan, banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.

I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Azem Shatëri, i biri i Myftar-it dhe i Fatime-s, i datëlindjes 29.12.1961, lindur në Fier, banues në Fier, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.

I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Florjan Muçaj, i biri i Islam-it dhe i Shqiponja-s, i datëlindjes 01.06.1979, lindur dhe banues në Fier, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.

I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Erjon Murataj, i biri i Selman-it dhe i Ervehe-së, i datëlindjes 02.08.1982, lindur në Sarandë, banues në Tiranë me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.

I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

 Klodian Zoto, i biri i Agim-it dhe i Valentina-s, i datëlindjes 24.04.1976, lindur dhe banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.

I DYSHUAR: Për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 245 e 25 dhe 287/1, gërma “a” dhe “b” dhe 278/2 të Kodit Penal.

Arenc Myrtezani, i biri i Bilal-it dhe i Marinaqi-t, i datëlindjes 12.05.1971, lindur në Elbasan, banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.

I DYSHUAR: Për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 245 e 25 dhe 287/1, gërma “a” dhe “b” dhe 278/2 të Kodit Penal.

Është dhënë masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për:

 Sabina Cenameri, e bija e Hysni-ut dhe e Elida-s, e datëlindjes 09.11.1988, lindur dhe banues në Tiranë, me gjendje civile beqare, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.

E DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Etleva Kondi, e bija e Goxho-s dhe e Vitori-es, e datëlindjes 29.03.1972, lindur në Vlorë, banues në Tiranë, me gjendje civile beqare, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.

E DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Masa e sigurisë nga GJKKO

Pas kërkesës së SPAK, GJKKO vendosi:

  • Caktimin  e masës së  sigurimit  personal shtrëngues “arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Lefter Koka, i biri i Haki-ut dhe i Lumturie-s, i datëlindjes 04.08.1964, lindur dhe banues në Durrës, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i dyshuar: për kryerjen e veprave penale  “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 248 e 25, 260 e 25,  287/1, gërma “a” dhe “b” dhe 278/2 të Kodit Penal.
  • Caktimin  e masës së  sigurimit  personal shtrëngues “arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Pëllumb Abeshi, i biri i Hamdi-ut dhe i Fatime-s, i datëlindjes 06.05.1958, lindur në Elbasan, banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i dyshuar: për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
  • Caktimin  e masës së  sigurimit  personal shtrëngues “arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Azem Shatëri, i biri i Myftar-it dhe i Fatime-s, i datëlindjes 29.12.1961, lindur në Fier, banues në Fier, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i dyshuar: për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
  • Caktimin  e masës së  sigurimit  personal shtrëngues “arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Florjan Muçaj, i biri i Islam-it dhe i Shqiponja-s, i datëlindjes 01.06.1979, lindur dhe banues në Fier, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i dyshuar: për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
  • Caktimin  e masës së  sigurimit  personal shtrëngues “arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Erjon Murataj, i biri i Selman-it dhe i Ervehe-së, i datëlindjes 02.08.1982, lindur në Sarandë, banues në Tiranë me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i dyshuar: për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
  • Caktimin  e masës së  sigurimit  personal shtrëngues “arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Klodian Zoto, i biri i Agim-it dhe i Valentina-s, i datëlindjes 24.04.1976, lindur dhe banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i dyshuar: për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 245 e 25 dhe 287/1, gërma “a” dhe “b” dhe 278/2 të Kodit Penal.
  • Caktimin  e masës së  sigurimit  personal shtrëngues “arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Arenc Myrtezani, i biri i Bilal-it dhe i Marinaqi-t, i datëlindjes 12.05.1971, lindur në Elbasan, banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i dyshuar: për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 245 e 25 dhe 287/1, gërma “a” dhe “b” dhe 278/2 të Kodit Penal.
  • Caktimin  e masës së  sigurimit  personal shtrëngues “arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetases nën hetim Sabina Cenameri, e bija e Hysni-ut dhe e Elida-s, e datëlindjes 09.11.1988, lindur dhe banues në Tiranë, me gjendje civile beqare, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, e dyshuar: për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
  • Caktimin  e masës së  sigurimit  personal shtrëngues “arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetases nën hetim Etleva Kondi, e bija e Goxho-s dhe e Vitori-es, e datëlindjes 29.03.1972, lindur në Vlorë, banues në Tiranë, me gjendje civile beqare, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, e dyshuar: për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

/abcnews.al