E shtuna në Serbi ka qenë sërish një natë protestash kundër presidentit Aleksandër Vuçiç. Ndonëse më të qetë krahasuar me javën e kaluar, manifestuesit kanë akuzuar presidentin se nga njëra anë mban leksione për BE-në dhe nga ana tjetër rrënon shtetin.
Pak policë dhe qetë ka nisur protesta kundër presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe qeverisjes së tij. Në fillim më fuqishëm dhe duket se ka ndryshuar koreografia e protestave ashtu siç edhe muzika.
Pas incidenteve të javës së shkuar dhe hyrjes në televizionin publik protestuesit kanë dalë sërish në shesh. Kësaj radhe, para tyre nuk kanë dalë politikanët, por një aktor që ka udhëhequr edhe dikur protestat në vitet ‘90 dhe ish-shefi i aviacionit serb në kohën e bombardimeve, që janë kundër presidentit.
Branislav Llekiç, aktor dhe aktivist: “E shikoni se 28 vjet luftë jemi duke bërë me të njëjtat fjalë dhe me të njëjtat kërkesa dhe dua që të rinjtë dhe Serbia e shpresës të thonë fjalën e tyre”.
Sreto Maillinoviç, gjeneral në pension: “Shikoni se kush e udhëheq shtetin, një grup pa ideale anëtarët e të cilit flasin për Bashkimin Evropian dhe njëkohësisht rrënojnë çdo shtyllë të këtij shteti”.
Ata u nisën edhe një herë në rrugët e kryeqytetit për tre orë dhe drejt institucioneve të rëndësishme në Beograd. Protestat thonë se nuk i ndalojnë, por dhuna nuk është autorësi e tyre.
Lule për viktimat e rëna në luftë nga aktivistët e rinj për shumicën e protestuesve. Më pas edhe qirinj për ta ndriçuar televizionin që thonë se i mban në errësirë informative. Vuçiç është i mbaruar, i kanë sugjeruar me brohoritje.
Një pjesë e të burgosurve janë liruar, por një pjesë janë në burg. Vuçiç ka afat dy javë dhe me 13 Prill kanë ftuar protestat e tërë Serbisë në kryeqytet për të kërkuar dorëheqjen e tërë krerëve të shtetit./abcnews.al