“Rithemelimi” merr kontrollin e grupit të medias së PD-së në Whatsapp

schedule18:13 - 28 Mars, 2022

schedule 18:13 - 28 Mars, 2022

Grupi i Rithemelimit ka marrë kontrollin e grupit të medias në “Whatsapp” të Partisë Demokratike. Nga grupi me gazetarët janë hequr nga zëdhënësja Silvi Bardhi një sërë emrash përfshirë, këshilltaren Desada Metaj dhe zëdhënësin Patrik Sadikaj.

Nga grupi është hequr gjithashtu Gazment Bardhi, Ina Zhupa, Endri Hasa dhe të tjerë. Sakaq, është shtuar si “admin”, Floriana Garo, e cila prej muajsh është në krah të Sali Berishës dhe “Foltoreve” , por edhe Elona Meço.

Po ashtu është ndryshuar edhe logoja, duke vendosur atë të vjetrën të rikthyer nga “Rithemelimi”.

Kujtojmë se në selinë blu nuk ka pasur asnjë zhvillim politik së fundmi, ndërkohë që po punohet për të hequr blindat e vendosur për shkak të protestës së 8 janarit. Ngjarjet në PD morën një tjetër rrjedhë, pasi Gjykata e Tiranës njohu Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Në këtë Kuvend u morën një sërë vendimesh përfshirë shkarkimin e Lulzim Bashës, nënkryetarëve dhe kryesisë. Sipas Kuvendit të 11 Dhjetorit, Komisioni i Rithemelimit drejton PD-në deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!