Me mijëra persona protestuan në Londër kundër Brexit. Manifestuesit janë mbledhur fillimisht në Central Park Lane për të marshuar më pas drejt selisë së parlamentit dhe kryeministrisë.
Kanë qenë të shumtë flamujt e Bashkimit Europian. Manifestimi u organizua nga grupe të ndryshme anti Brexit, të cilët kërkojnë qëndrimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian.
Një nga kërkesat kryesore ishte një votim i ri për daljen ose jo të vendit nga BE./abcnews.al