Detaje të reja për zjarrin në Komisariatin e Kamzës, në xhupin e viktimës u gjetën 5 cigare dhe një çakmak

schedule13:21 - 28 Mars, 2022

schedule 13:21 - 28 Mars, 2022

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me incidentin me zjarr në burgun e Kamzës, dy ditë më parë, ku mbeti i vdekur 26-veçari, Arben Mici.

Arben Mici ishte ai që i vuri zjarrin qelisë në Komisariatin e Kamzës. I riu nga fshati Çekrez, ishte arrestuar pak ditë më parë me akuzën e dhunës në familje, e konkretisht ndaj nënës.

Burime pranë ekspertëve të kriminalistikës bëjnë me dije se në dhomën ku ndodhej Arben Mici u gjet një paketë duhani me tetë filtra, raporton abcnews.al. Ndërsa në trupin e tij iu gjetën nëpër xhepa pesë cigare, një paketë Slims, si dhe një çakmak me ngjyrë blu.

Lexo edhe: FOTO/ I vuri flakën komisariatit të Kamzës, ky është 26-vjeçari që humbi jetën nga zjarr

Sipas ekspertëve, këmbëza e gazit mungonte. Por brenda çakmakut kishte gaz, pasi ekspertët e ndezën normalisht shkruan abcnews.al.

Si ndodhi ngjarja?

Zjarri në komisariatin numër 5 në Kamzë dyshohet se është vënë nga 26 vjeçari Arben Mici, i cili ndërroi jetë për shkak të plagëve që mori nga flakët, por edhe nga asfiksia.
I riu nga fshati Çekrez, ishte arrestuar pak ditë më parë me akuzën e dhunës në familje, e konkretisht ndaj nënës. Mëngjesin e të shtunës ai doli në Gjykatën e Tiranës ku u njoh me masën e sigurisë “arrest në burg”.

Pas shpalljes së vendimit, ai u dërgua sërish në komisariat dhe këtë të diel do të transportohej në qelitë e burgut.

Por mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, në rrethana ende të paqarta i vuri flakën dyshekut.

Lexo edhe: Zjarri në komisariatin e Kamzës, zjarrfikësja shkoi 30 minuta më vonë, flet i dënuari që shpëtoi: Nga qelia më nxori polici

ABC mëson se sapo oficeri i sigurisë në dhomat e paraburgimit, Hajredin Boja vuri re veprimin e të riut, hapi derën dhe i kërkoj atij që të dilte prej aty e të dërgohej në një ambient tjetër.

Por, 26 vjeçari në një moment i shpëtoi nga duart dhe u fut në tualetin e dhomës së paraburgimit. Aty, ai u gjet i asfiksuar e me plagë në trup nga shërbimet zjarrfikëse.

Në spital për ndihmë mjekësore u dërgua edhe një i paraburgosur që ndodhej në dhomën ngjitur, 62 vjeçari Dilaver Idrizi.

Edhe për të, gjykata dje kishte caktuar arrest në burg për tentativë vrasje të bashkëjetueses. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën me 20% djegie në trup.

Ndërsa efektivi 64 vjeçar Hajredin Boja, ndodhet i shtruar dhe jashtë rrezikut për jetën, në urgjencën e sëmundjeve të brendshme në QSUT. Ai mori lëndime nga asfiksia./abcnews.al/