Burgu i Saimir Tahirit, gazetari Artan Hoxha tregon se çfarë po ndodh me ish-ministrin e Brendshëm

schedule13:09 - 28 Mars, 2022

schedule 13:09 - 28 Mars, 2022

Saimir Tahiri prej datës 4 shkurt të këtij viti ndodhet prapa hekurave, pasi GJKKO e dënoi ish-ministrin e Brendshëm me 5 vite burg, por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim.

I ftuar në studion e “ABC Live”, gazetari Artan Hoxha ka raportuar se për Tahirin po zbatohet me përpikmëri rregullorja e burgut. Ai ka shtuar se për ish-ministrin e Brenshëm, ka një vëmendje të shtuar nga policia e burgjeve për shkak të postit që ka mbajtur dhe për shkak të rreziqeve që mund t’i vijnë brenda burgut.

“Burgu ku ndodhet Tahiri, nuk është burg i sigurisë së lartë. Nuk është vendosur në sektorin, e të dënuarve që janë arrestuar gjatë aksionit të 2014. Aty ka shumë personazhe. Ai del në ajrim si të gjithë. Del në regjimin e jashtëm të burgut. Është me siguri të zakonshme. Ka kontakte me të dënuar të tjerë. Ka vëmendje të shtuar ndaj tij. Për të parandaluar edhe synimet për ta dëmtuar. Ka vëmendje edhe për interesin e madh që ka opinioni jashtë. Dhe rregullorja zbatohet pikë për pikë për Tahirin. Çdo gjë është e mbuluar me kamera. Drejtuesit e burgut po e zbatojnë pikë për pikë rregulloren.” tha Hoxha.

Kujtojmë se Saimir Tahiri e nisi ‘betejën’ e tij me drejtësinë në vitin 2017, kur kishte 4 vite ministër i Brendshëm, si ministri më jetëgjatë në atë dikaster. Organet e drejtësisë e vunë në shënjestër pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit

/abcnews.al/