Kur mungojnë pak ditë nga 20-vjetori i bombardimeve, dilema për qëndrimin që duhet të mbajë ndaj NATO-s vazhdon të stërmundojë Serbinë. Për kryeministren Brnabiç, Serbia duhet të falë. Ndërsa për analistët, vendi duhet të pranojë përgjegjësinë dhe të anëtarësohet në Aleancë.
Serbia nuk ka qenë në faj për bombardimet e NATO-s. Disa ditë para 20 vjetorit të sulmeve mbi Jugosllavinë, në Serbi është rritur intenstiteti i temës së përkujtimit. Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, duke folur në një forum të tillë ka thënë se të gjithë në Serbi kanë qenë cak të sulmit. Serbia këtë nuk duhet ta harroj.
Ana Brnabiç, kryeministre e Serbisë: “Serbia duhet të tentojë të falë dhe këto pesë vitet e fundit kemi arritur të tregojmë se Serbia i është kthyer se ardhmes. Kemi arritur të ndërtojmë urat e rrënuara fizike dhe ato me partnerët që dikur na kanë sulmuar”.
Analisti politiko-ushtarak, Aleksandër Radiç, thotë se ka qenë një moment i keq i historisë për Serbinë. Asnjë ushtar i NATO-së nuk ka humbur jetën në 78 ditë. Është afër Perëndimit, por kujtimet në NATO-n janë të hidhura.
Aleksandër Radiç, analist: “Fatkeqësisht 20 vjet më vonë më shumë flitet me fjalorin e Sllobodan Millosheviçit se para një dekade. Janë kthyer disa njerëz që kanë patur rol në konfliktin me NATO-n gjatë vitit 1999 dhe ata kërkojnë shpërblim. Kjo do ta thellojë edhe më shumë ndarjen në këtë kohë mes serbëve dhe Perëndimit”.
Serbia është më afër Perëndimit se dikur, thotë Radiç, ndërsa NATO megjithatë është partner i rëndësishëm për Serbinë dhe komunikimi është mjaft normal pavarësisht se shpesh përmendet fjala luftë në kontekstin e Kosovës. Radiç thotë se Serbia do të duhej të bëhet pjesë e aleancës.
Aleksandër Radiç: “Serbia është e rrethuar nga vendet e NATO-s dhe është absurde të mbajë këtë pozitë që ka. Serbia është vend partner i NATO-s, por publiku e dikton pasi nuk ka shumë opsione në këtë moment përveç partneritetit më të plotë të mundshëm”.
Serbia do ta shënoj me një manifestim ditën që e konsideron fillimin e agresionit, për dallim prej Kosovës që e shënon si fillimin e intervenimit ndërkombëtare për të drejtat e shqiptarëve dhe ndalimin e luftës./abcnews.al