Rusia godet Lvivin me 3 raketa, shënjestra një rafineri nafte

schedule17:23 - 26 Mars, 2022

schedule 17:23 - 26 Mars, 2022

Forcat ruse kanë lëshuar në drejtim të Lviv-it tre raketa, sipas raportimeve nga qyteti perëndimor i Ukrainës. Pas shpërthimeve, në horizontin e qytetit u ngritën shtëllunga tymi të zi. Nga tre raketat e lëshuara, një u ul pranë një antene komunikimi të qytetit. Si pasojë e sulmit kanë mbetur të lënduar të paktën 5 persona.


Një zëdhënës i administratës ushtarake të rajonit Lviv tha: “Pati tre shpërthime të fuqishme pranë Lviv në anën e Kryvchytsy-t, tani janë ndezur sirenat, kështu që ruani qetësinë dhe futuni nëpër streha.”

Duket se një nga shënjestrat mund të ketë qenë një rafineri nafte rreth një milje në lindje të qendrës së qytetit të Lviv. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!