Festimet për 200 vjetorin e Pavarësisë së Greqisë, në Tiranë nisën në Sheshin “Skënderbej”. Banda filarmonike “Mantzaros” dhuroi një shfaqje duke luajtur pjesë të njohura nga repertori grek. 25 marsi i 1821, njihet edhe si dita e revolucionit grek i cili triumfoi ndaj pushtimit Osman.
Ambasadorja greke në Shqipëri në këtë ditë të veçantë dha një mesazh për paqe në kohë lufte. “Ju falenderoj që erdhët të festojmë këtë përvjetor shumë të rëndësishëm për Greqinë. Është për të ardhur keq që kjo festohet në një kohë të vështire për Europën dhe botën. E kam fjalën për luftën dhe uroj qe kjo dramë të përfundoje shpejt. Falenderoj orkestrën filarmonike për këtë moment të veçantë”.
Banda e Korfuzit, sipas drejtorit artistik Sokratis Anthis nuk performon për herë të parë në Tiranë, por ky vit është i veçantë për Greqinë
“Falenderojmë Ambasadën Greke në Tiranë dhe Bashkinë e Tiranës, të cilët lejuan bandën të performoj. Nuk është hera e parë që ata janë këtu në Tiranë, ata ndihen shkëlqyer këtu. Emri i Bandës është Mazaro si emri i një prej muzikantëve më të njohur grekë, që është edhe kompozitori i himnit kombëtar”.
Repertori i përzgjedhur është një shkrirje mes kompozitorëve që i dedikuan krijime artistike revolucionit dhe krijuesve bashkëkohorë të muzikës greke.
“Ky program nuk është tërësisht i dedikur vetëm për Revolucion Grek, është një program që është shfaqur shumë shpesh nëpër botë. Nuk ka vetëm kompozime për nder të revolucionarëve, por është edhe dedikim për kompozitorët e mëdhenj të shekullit 21.”
Festa për ditën kombëtare të Greqisë u përmbyll me një mbrëmje gala në Katedralen Ortodokse në Tiranë. Repertori i përzgjedhur nga kompozitorë të shquar grek, u mirëprit nga spektatorët në sallë. /abcnews.al


