Ish-diplomati amerikan, i cili është edhe njohës i mirë i politikave në Ballkan, Edward P. Joseph, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka gabuar me vendimin që të mos mbahen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë.
“Albin Kurti bëri një gabim mbi të drejtën e qytetarëve serbë të Kosovës për të votuar në zgjedhjet serbe. Një dhuratë e bërë me porosi për regjimin e Aleksandar Vuçiqit, e cila vjen pikërisht në kohën kur është nën vëzhgimin e BE-së për besnikërinë e tij ndaj Moskës”, ka shkruar ai në Twitter.
Për shkak se zgjedhjet serbe nuk u lejuan të mbahen në territorin e Kosovës, serbët në disa komuna të Kosovës sot protestuan, duke akuzuar Kurtin për shkelje të marrëveshjes. / Express