Artisti i njohur Bujar Kapexhiu festoi 75-vjetorin e lindjes me ekspozitën me karikatura me temë “Me ndërkombëtaret”. Kapexhiu u nderua nga Presidenti Ilir Meta me dekoratën “Nderi i Kombit”. Në një interviste për ABC News, ai rrëfen edhe personazhet politike që e frymëzojnë për karikatura.
75-vjetorin artisti i njohur Bujar Kapexhiu e feston mes miqve artist, politikanë dhe intelektualë të vendit me ekspozitën prej 100 karikaturash dedikuar ndërkombëtarëve.
Si qershia mbi tortë është edhe nderimi me dekoratën “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.
Kapexhiu është nga ata artistë që thumbon dhe portretizon me lapsin e tij të mprehtë, situatën politike, të cilën e paraqet edhe përmes100 karikaturave./abcnews.al