Ky është ushqimi që shumica e njerëzve hanë pas seksit

schedule11:30 - 25 Mars, 2022

schedule 11:30 - 25 Mars, 2022

Të shumtë janë ata pas aktit seksual që duan të hanë diçka. Në fund të fundit, ata tashmë kanë djegur kalori dhe ndoshta duan t’i rimbushen ato. Ndaj pas seksit hapin frigoriferin dhe në shumicën e rasteve hanë atë që gjejnë përpara.

Megjithatë, ekziston një ushqim specifik që konsiderohet ideal për pas seksit. Edhe nuk është gjë tjetër veçse pica! Kjo të paktën tregoi një sondazh me 2000 njerëz nga një kompani në SHBA.

Shumica e të anketuarve janë përgjigjur se u pëlqen të hanë pica pas seksit, ndërsa 46% e tyre kanë shpjeguar se ndihen më të tërhequr nga partneri i tyre kur kanë të njëjtat shije.

Hulumtimet kanë treguar gjithashtu se zakonet e të ngrënit mund të largojnë partnerin pas seksit. Për shembull, nëse partneri juaj përtyp fort ose ha me gojë hapur, është e neveritshme. Në fakt, kjo konsiderohet më “e keqe” sesa ngrënia e ushqimit të padëshiruar.

Këtë e përforcon edhe fakti se pas seksit njerëzit preferojnë të shijojnë ushqimin e preferuar në vend të diçkaje të shëndetshme, prandaj pica është e para në listë dhe e popullarizuar mes çifteve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!