Ervin Salianji dënohet për fyerje ndaj Evi Kokalarit

schedule10:32 - 25 Mars, 2022

schedule 10:32 - 25 Mars, 2022

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dënuar për deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji. Ky I fundit mësohet se është dënuar nga GJKKO për fyerje ndaj aktivistes Evi Kokalari.

Dënimi për Salianjin është një gjobë prej 50 mijë lekësh. Gjithçka mes Salianjit dhe Kokalarit nisi gjatë një interviste televizive, ku deputeti demokrat e cilësoi aktivisten që mbështet Sali Berishën si një skizofrene. Sipas Salianjit, bashkëshorti i Kokalarit është i përfshirë në partinë Agimi i Artë, i financuar nga qarqe antishqiptare.

Kjo ka bërë që Kokalari të bëjë një padi ndaj Salianjit dhe të fitoj gjyqin ndaj tij për shpifje. /abcnews.al/