Raport problematik me realitetin dhe shifrat e ka cilësuar ministri i Financave Arben Ahmetaj, qëndrimin e kryetarit të PD-se Lulzim Basha, lidhur me inceneratorët.
Në një njoftim shpërndarë mediave ministri thekson se “Ndërsa për 1 milonë USD të kaluara në kanalet e zeza të pagesave jashtë sistemit ligjor të Republikës së Shqipërisë, saktësisht përmes një kompanie offshore, nuk flet asnjë fjalë, paska zbuluar 400 milionë euro që do u paguakan për ndërtimin e tre inceneratorëve në Elbasan, Fier, Tiranë. Dhe sipas tij për të shkatërruar Shqipërine dhe shëndetin e shqiptarëve.
Ministri Ahmetaj thekson se flitet për tre projekte të çertifikuara ndërkombëtarisht.
Sipas Ahmetajt, brenda 7 vitesh bashkia e Elbasanit dhe Fierit do jenë bërë pronarë të dy inceneratoreve për një kosto totale investimi dhe shërbimi prej 54 milionë Euro me TVSH (dhe procedurën e pagesave për blerjen e agregateve në Fier e ka çertifikuar edhe vetë Kontrolli i Lartë i Shtetit). Ndërkohë, sipas Ahmetajt, Elbasani ka shpëtuar, e Fieri do të shpëtojë prej helmeve të plehrave që qeveria e vjetër e Lulëzimit i la të digjen rrugëve.
Projekti i Tiranës është ende larg konkretizimit, ka bërë të ditur ministri i financave, duke theksuar se nuk është ende e sigurt nëse do të zbatohet./abcnews.al
https://youtu.be/QovRVp2ZKmQ