Kristjan Asllani duket se ka “marrosur” Milanin me talentin e tij. Paraqitjet me skuadrën e Empolit kanë tërhequr vëmendjen e skuadrës kuqezi, teksa drejtuesit janë të bindur se “xhevahiri” i kombëtares shqiptare do të jetë i duhuri për skemat e tyre.
Një artikull i është kushtuar 20-vjeçarit shqiptarë nga “Gazzeta dello Sport”, ku prestigjiozja italiane nuk ka nguruar ta quajë lojtarin shqiptarë si Tonalin apo si Pirlo i ri.
“Milani pa te Asllani atë që mund të quhet Tonali i ri, ose nëse ju e preferoni kështu, Pirlo i ri. E kemi fjalën për Kristjan Asllanin, një xhevahir i jashtëzakonshëm i Empolit”, thuhet në artikull.
Për Asllanin interesime përveç Milanit kanë pasur edhe skuadra të tjera “big” si Manchester City, Inter dhe Juventus, por kuqezinjtë e Stefano Piolit ndodhen në “pole-position” për shërbimet e 20-vjeçarit.
Ndërkohë burimi në fjalë ka zbuluar edhe mënyrën me të cilën Milan tenton të “rrëmbejë” talentin shqiptarë nga Empoli. Gjigandët italian kërkojnë kartonin e tij dhe duan ta lënë në huazim te Empoli edhe për një sezon tjetër në mënyrë që të rritet, por edhe duke joshur klubin toskan. /f.a/abcnews.al