Në një deklaratë ditën e sotme, presidenti i SHBA-së Joe Biden tha se aleanca e NATO-s është më e fortë dhe më e bashkuar se kurrë, shkruan CNN
Ai gjithashtu u zotua për mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën pas samitit të NATO-s të së enjtes në Bruksel.
“Udhëheqësit e NATO-s u takuan sot në muajin e parë të pushtimit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë në Ukrainë, për të theksuar edhe njëherë mbështetjen për popullin ukrainas, vendosmërinë tonë për të dënuar Rusinë për luftën e saj brutale dhe përkushtimin tonë për forcimin e Aleancës së NATO-s, tha Biden.
Biden tha se NATO dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta mbështesin Zelenskyn dhe qeverinë e tij.
/abcnews.al