Vladimir Putin zhvilloi sot një bisedë të re telefonike me kryeministrin izraelit Naftali Bennett , ku të dy liderët diskutuan situatën në Ukrainë.
Sipas Kremlinit, Bennett i prezantoi Putinit vlerësimin e tij për luftën në Ukrainë, bazuar në diskutimet që ka pasur me liderë të tjerë duke shprehur disa ide rreth procesit të negociatave Kiev-Moskë për armëpushim.
Nga ana e tij, Putin vlerësoi “operacionin ushtarak” në Ukrainë “për mbrojtjen e Donbass”, duke iu referuar bisedimeve ruso-ukrainase./abcnews.al/