Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin po bllokon qindra anije plotë me grurë në Detin e Zi.
Presidentja e KE tha gjatë fjalimit të saj ë seancën plenare të Parlamentit Evropian tha se Perëndimi duhet të bashkëpunojë për çështjet e blerjes së gazit dhe naftës.
“Në vend që të konkurrojmë me njëri-tjetrin dhe të të rrisim çmimin e gazit ne duhet të veprojmë tashmë si evropianë të jemi bashkë dhe jo të veprojmë si 27 shtete të ndryshme”, tha presidentja e KE.
Ndër të tjera ajo tha se Vladimir Putin është bërë armiku më i keq i rusëve./abcnews.al/