Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Komedia “Celulë Seksuale“, sjell mitin e mëmësisë në skenë

schedule16:21 - 23 Mars, 2022

schedule 16:21 - 23 Mars, 2022

Nga Leontina Nika

Katër gra të moshave të ndryshme të cilat  janë operatore telefonike dhe shesin lodra seksi janë në qendër të komedisë së hidhur “ Celulë Seksuale”.  Regjisori  thotë se  përmes katër personazheve shfaqet miti i mëmësisë. Ato përcaktojnë  të qenit  grua , nënë si një gardiane  e familjes, e fëmijëve dhe e së ardhmes.

Producentja e shfaqjes e cila jetëson një prej grave Shegushe Bebeti thotë se kjo vepër i flet aktualitetit  e veçanërisht marrëdhënies nënë –fëmijë.



Për  menaxherin e call center, aktorin Naun Shundi kjo vepër merret me njeriun e thjeshte , me mënyrën se si ai arrin të mbijetojë në një mjedis social.

Vepra e suksesshme  e dramaturgjisë  bashkëkohore premirën do ta ketë  këtë fundjavë  në skenën e Teatrit Eksperimental./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!