80-vjetori i lindjes, viti 2022 i dedikohet poetit Ali Podrimja

schedule16:02 - 23 Mars, 2022

schedule 16:02 - 23 Mars, 2022

Nga Leontina Nika

Ali Podrimja është vlerësuar nga kritika si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare dhe si një poet me emër dhe në shkallë ndërkombëtare.

Ministria e Kulturës shpall vitin 2022 dedikuar poetit Ali Podrimja me rastin e 80 vjetorit të lindjes dhe 10 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe  Qendra Kombëtare e  Librit do të organizojnë  një sërë aktivitetesh ne nder të poetit të shquar. Drejtori Piro Misha e vë theksin tek vlerat e tij letrare.

Sipari i aktiviteteve do të nis në ditën ndërkombëtare të librit me 23 prill. Dy Akademit e Shkencave, Shqipëri Kosovë  përmes një  konference shkencore do nxjerrin në pah vlerat  e  poezisë  së tij./abcnews.al