Vetëm pak ditë pasi njoftoi se po përballej me një problem të rëndë shëndetësor, Fedez i është nënshtruar operacionit. Reperi, i cili zbuloi pak ditë më parë se po përballej me një problem të rëndë shëndetësor, ndodhet i shtruar në një spital të Milanos.
Reperi është në pritje të disa rezultateve, të cilat do të jenë vendimtare për trajtimin e mëtejshëm. Reperi i famshëm nuk ka zbuluar se për çfarë sëmundje bëhet fjalë ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore pas operimit.
Reperi shpjegoi një ditë më parë se: “Nesër do të jetë një ditë e rëndësishme për mua, dua të falënderoj të gjithë njerëzit që më kanë shkruar në këto ditë, duke dërguar kaq shumë pozitivitet. Falenderoj gruan time që më ka qëndruar pranë këtyre ditëve, miqtë dhe familjen time.
Shpresoj që të mund t’ju jap përditësime pozitive në ditët në vijim.”, tha Fedez. /abcnews.al