Një i arratisur tepër i rrezikshëm, është mundur të kapet nga policia greke. Raportohet se 43-vjeçari Vassilis Dimakis 43 vjeç, u arrestua në Pire pasditen e së mërkurës. Ai ishte liruar me leje dhe ruhej nga një byzylyk elektronik, por e theu atë duke u arratisur nga banesa ku po qëndronte.
Raportohet se i arratisuri u fsheh në banesën e një gruaje shqiptare e cili ishte e njohur për policinë ndërsa ishte mike e vjetër e Dimakis. Prej orës 12:30 të së enjtes së kaluar, byzylyku elektronik që i ishte dhënë të dënuarit të burgut të Korydallos, ka pushuar së lëshuari sinjal, ndërsa autoritetet kanë nisur kërkimin për gjetjen e tij.
Ai ishte lënë i lirë pasi kishte planifikuar të “ndiqte” një kurs në Departamentin e Shkencave Politike dhe Administratës Publike, por nuk u paraqit kurrë. Gjurma e tij e fundit është regjistruar në zonën e Nicës. Dimakis është dënuar në total me 44 vite burg për grabitje, armëmbajtje pa leje dhe falsifikim.
Më herët u publikua dhe një letër ku Vassilis Dimakis ka shpjeguar arsyet e veprimit të tij. Ai fajëson prokurorin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila, siç shprehet, “mbart një përgjegjësi të madhe në vendimin e padyshim të keq që mori për të” . /Abcnews.al/