“Ktheni mbrapsht çfarë keni vjedhur nga qytetarët!” Mitsotakis: Taksë ekstra për kompanitë hidrokarbure që përfituan nga kriza e çmimeve

schedule13:17 - 23 Mars, 2022

schedule 13:17 - 23 Mars, 2022

Kryeministri grek Mitsotakis është duke mbrojtur Paketën e Ndihmës në Parlament, e cila po kundërshtohet nga SYRIZA. Në debat e sipër me kreun e SYRIZA-s, Aleksit Tsipras, Mitsotakis tha se qeveria synon të mbrojë më shumë shtresat e varfra të shoqërisë, ndërsa konfirmoi se kompanitë e mëdha, si ato të karburanteve apo të energjisë elektrike do të duhet të rikthejnë në buxhetin e shtetit 90% të fitimeve të padrejta që kanë siguruar gjatë muajve të fundit për shkak të abuzimeve me rritjen e madhe të çmimeve.

Mitsotakis tha se ato duhet të kthejnë mbrapsht çfarë kanë vjedhur nga grekët për abuzimit me çmimet, ndërsa paratë do t’u shpërndahen qytetarëve përmes paketës së ndihmës.

Mitsotakis tha se ka udhëzuar institucionet e varësisë që merren me rregullimin e tregut të hidrokarbureve dhe energjisë elektrike që të gjejnë abuzimet e kryera nga kompanitë dhe t’i njoftojnë ato për detyrimin që duhet të rikthejnë mbrapsht.

As unë dhe as vartësit e mi nuk i druhemi propozimit për një taksim ekstra të kompanive që përfituan padrejtësisht nga qytetarët”, tha Mitsotakis në përgjigje të akuzave të Tsiprasit se nuk po bënte aq sa duhej. /abcnews.al