A është bashkëjetesa hapi i sigurt drejt martesës? Diskutimi në shoqërinë shqiptare: E rrit djalin dhe ta marrin

schedule10:45 - 23 Mars, 2022

schedule 10:45 - 23 Mars, 2022

Këtë të mërkurë në “ABC e Mëngjesit” është diskutuar lidhur me një temë tepër aktuale. Bëhet fjalë pikërisht për bashkëjetesën para martesës, e cila herë konsiderohet si modeli më i mirë drejt një familje të qendrueshme dhe herë është e papranueshme për shoqërinë shqiptare.

Të ftuar në studio, gazetarja Zhaklin Lekatari, aktivistja Neda Balluku dhe gazetari Foni Ilia kanë dhenë mendimet e tyre, bazuar edhe në fakte të ndryshme shkencore.

Unë jam një njëri i lirë dhe sigurisht që jam pro lirisë mendore dhe pro gabimeve, sepse njeriu nga gabimet mund të mësojë. Sigurisht që është më mirë që ta njohim personin që kemi përballë, por pa u ndjerë të paragjykuar dhe pa u ndjerë të përdorur.

Shoqëria shqiptare është në krizë është sepse bërthama e shoqërisë e ka të vështirë të ndryshojë. Sot ne duhet të njohim disa rregulla që na bëjnë më të ngushtuar dhe prandaj është më mirë të bëjmë disa hapa vetë”, tha ndër të tjera Zhaklin.

Ndërsa Neda u shpreh: “Bashkëjetesa është një hap që të vjen nga dashuria që ti ke me partneren apo partnerin. Patjetër që duhet, martesa është një kontratë për përjetshmëri që bëhet me kushte që nuk janë të përjetshme.

Martesa është goxha mbrojtje dhe mburojë ligjore që mund ta mbrojë partnerin. Nga ana tjetër njeriu ka tendencën të ndryshojë, të evolojë. Dashuria nuk është e përjetshme”.

Nga ana tjetër një ndër argumentat e Fonit ishte: “Një gjë tjetër që ndikon në rolin e bashkëjetesës janë prindërit si te vajza dhe si  e djali. Në rast se ja merr tjetra, që djalin ose vajzën mezi e rriti dhe ta marr dhe ta lerë, është një tmerr.

Ne jemi që na pëlqen të kryejmë marrëdhënie seksuale dhe ne në shekuj ne kemi ruajtur njësitë qelizore të paraardhësve tanë”./abcnews.al