Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një fjalim televiziv të mërkurën se rreth 100,000 njerëz po durojnë kushte çnjerëzore në Mariupol, ndërsa përballen me një sulm të pamëshirshëm nga forcat ruse në qytetin port juglindor, përcjell abcnews.al.
Zelensky tha se qytetarët e Mariupolit ishin plotësisht të bllokuar nga ushtria ruse. “Pa ushqim, pa ujë, pa ilaç”, tha ai. “Nën granatime të vazhdueshme, nën bombardime të vazhdueshme”, shtoi presidenti ukrainas.
Lexo edhe: Ushtria e minoriteteve të varfra që po tenton të marrë Ukrainën
Pavarësisht bombardimeve, më shumë se 7,000 banorë të Mariupolit janë shpëtuar nga qyteti i rrethuar në 24 orët e fundit, tha Zelensky. Megjithatë, ai u shpreh rreth një e katërta e popullsisë, janë ende të bllokuar në qytet e që po trajtohen siç thotë ai në kushte çnjerëzore.
Mariupoli është i rrethuar nga forcat ruse, të cilat kanë bombarduar me sulme ajrore qytetin me rëndësi strategjike prej ditësh. Ushtria ruse do të marrë Mariupolin në mënyrë që të krijojë një korridor tokësor midis Krimesë dhe rajoneve të mbështetura nga Rusia të Luhansk dhe Donetsk në Ukrainën juglindore. g.v/abcnews.al