Gazetari Agim Baçi deklaroi se në studion e ‘Log.’ në Abc të gazetarit Endri Xhafo se zgjidhja që demokratët të bëhen bashkë është tërheqja e Sali Berishës.
Sipas Baçit gjuha dhe fjalori që vetë demokratët përdorën ndaj njëri-tjetri pas çarjes Berisha-Basha ishte shumë e fortë dhe mjaft e vështirë për tu zbutur.
Ai theksoi se vetëm një tërheqje e Sali Berishës do të zbuste gjuhën mes demokratëve dhe do të çonte në bashkim.
‘Ne nuk mund të shmangim faktin që problemi ishin Basha dhe Berisha. Unë nuk e di si do pajtohen ata njerëz që kanë përdorur gjuhë të ashpër ndaj njëri-tjetrit. Për të zbutur këtë gjuhë të ashpër do të ishte dhe tërheqja e Berishës’, tha Baçi.
/T.H/Abcnews.al/

