Ushtria ukrainase po ndërmerr kundërsulme që kanë bërë të mundur, veçanërisht në jug, rimarrjen e territorit të pushtuar nga trupat ruse, tha sot një zëdhënës i Pentagonit.
“Ushtria ukrainase është tani, në disa raste, nën sulm”, tha John Kirby për CNN. “Ne e dimë se ata kanë kryer kundërsulme, veçanërisht ditët e fundit në Mykolaiv”, një qytet kyç në Ukrainën jugore, shtoi ai.
“Ne kemi parë rritje në ditët e fundit në favor të Ukrainës”, tha zyrtari amerikan. “Është një dëshmi e vërtetë e aftësisë së tyre për të luftuar sipas planeve, për t’u përshtatur dhe, përsëri, për t’u përpjekur të zmbrapsin forcat ruse”. Këta të fundit “nuk i kryejnë operacionet e tyre me koordinimin që do të pritej nga një ushtri moderne”, pohoi Kirby.
“Komandantët e tyre nuk komunikojnë gjithmonë, nuk ka gjithmonë koordinim midis forcave ajrore dhe tokësore,” tha ai për televizionin amerikan.
“Ne pamë tensione midis forcave ajrore dhe tokësore mbi mënyrën se si ata e mbështetën njëri-tjetrin, mirë ose me vështirësi,” dhe po ashtu edhe marina. “Kanë probleme me komandimin dhe kontrollin” e ushtarëve.
“Shumë konkretisht, ata e kanë të vështirë të flasin me njëri-tjetrin dhe kjo çon në përdorimin e celularëve në disa raste”, tha zyrtari amerikan. Për më tepër, “atyre u mbaron karburanti, u mbaron ushqimi”. /abcnews.al

