Disa shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në kryeqytetin ukrainas të martën, ndërsa qyteti ishte nën një shtetrrethim 35-orësh. Një nga shpërthimet ishte aq i fortë sa ndezi alarmet e makinave në qendër të qytetit, sipas një ekipi të CNN në terren.
Këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko njoftoi se mbrojtja ajrore ukrainase ka shkatërruar një raketë ruse Tochka-U dhe se mbetjet e saj kishin rënë në lumin Dniper.
Bombardime dhe të shtëna me armë raportohet se janë dëgjuar me ndërprerje gjatë dy orëve të fundit. Kujtojmë se Kievi është aktualisht nën shtetrrethim të shpallur nga kryetari i bashkisë së qytetit, Vitali Klitschko të hënën. /abcnews.al/