Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka mbajtur ditën e sotme, në mënyrë virtuale, një fjalim para parlamentit italian. Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera lideri ukrainas tha se vendi që ai drejton është portë për ushtrinë ruse dhe se rezistenca që ata po bëjnë është duke e mbajtur barbarizmin jashtë Evropës.
Siç raportojnë mediat në vend, një numër i madh deputetësh dhe senatorë në Montecitorio për të marrë pjesë në video-lidhjen me Presidentin Zelensky, kanë zgjedhur të veshin distinktivë me ngjyrat e flamurit të Ukrainës.
Zelensky tha para ligjvënësve italianë se po bëhet muaji tashmë që nga nisja e pushtim dhe se duhen sanksione shtesë që “Rusia të kërkojë paqe.”
Presidenti u tha italianëve se Kievi është si Roma për ta, dhe se barbarizmi nuk mund futet në Evropë.
“Po ju flas nga Kievi, i cili është si Roma për ju, një qendër kulture që tani duhet të jetojë në paqe. Ukraina është porta për ushtrinë ruse dhe ata duan të hyjnë në Evropë, por barbaria nuk hyn në Evropë. Qëllimi i Putinit është Evropa, të ketë kontroll mbi jetën tuaj, mbi politikën tuaj”.
Mes të pranishmëve në parlamentin italian ishte edhe kryeministri i vendit Mario Draghi, i cili i tha Zelensky-t se Italia i është mirënjohëse. Populli ukrainas sipas tij, nuk po mbron vetëm veten por edhe “paqen tonë”. /abcnews.al/