Nga përplasja me Berishën te dorëheqja, rrugëtimi 9-vjeçar i Bashës në krye të PD

schedule18:52 - 21 Mars, 2022

schedule 18:52 - 21 Mars, 2022

Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen pas 9 vitesh nga drejtimi i Partisë Demokratike. Por historia e tij me PD lidhet që në vitin 2004, kur ai fillimisht u afrua nga ish-kryeministri Sali Berisha për të qenë pjesë e “KOP’ pasi vinte nga një eksperiencë nga Kosova ku kishte shërbyer pranë Gjykatës që hetonte krimet e luftës pas luftës së përgjakshme të vitit 1999-të.

2005-2007 Ministër i transporteve

Pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e vitit 2005-së, Lulzim Basha, bëhet pjesë e qeverisë “Berisha 1” ku i besohet drejtimi i Ministrisë së Transporteve, post të cilin e mbajti deri në vitin 2007-t.

Si Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Basha filloi veprën më të madhe infrastrukturore në historinë e Shqipërisë, Rrugën Durrës-Kukës, që përfshin ndërtimin e një tuneli 5.6 km. Kjo rrugë bashkon Shqipërinë me Kosovën dhe njihet ndryshe edhe si Rruga e Kombit. Në vitin 2007 Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Theodhori Sollaku i kërkoi parlamentit të heqë imunitetin e Bashës nga ndjekja penale në mënyrë që ai mund të fillonte një hetim me akuzën për korrupsion dhe abuzim të pushtetit në lidhje me dhënien e kontratës së ndërtimit të autostradës Durrës-Kukës një kompanie të përbashkët amerikano-turke. Basha i kërkoi parlamentit të heqë imunitetin e tij dhe në të njëjtën kohë i konsideroi akuzat si të motivuara politikisht. Gjykata e Lartë e Shqipërisë i rrëzoi të gjitha akuzat. Dy vjet më vonë Prokurori i Përgjithshëm Thedhori Sollaku u shkarkua nga Presidenti i Republikës Bamir Topi për shkelje të Kushtetutës. Tani ai bën pjesë në strukturat drejtuese të Partisë Socialiste.

2007-2009- Ministër i Jashtëm, Shqipëria anëtarësohet në NATO dhe Liberalizimi i vizave

Basha shërbeu si Ministër i Punëve të Jashtme nga maji 2007 deri në shtator 2009. Gjatë mandatit të tij, Shqipëria u pranua në NATO, ka aplikuar për anëtarësim në BE dhe filloi dialogun për të siguruar udhëtimin pa viza për qytetarët e saj në vendet e Shengenit.

2009-2011- Ministër i Brendshëm

Pas zgjedhjeve të vitit 2009 në të cilat Lulzim Basha u zgjodh deputet i Elbasanit, ai u emërua si Ministër i Brendshëm në qeverinë e re Berisha. Si Ministër i Brendshëm, ai punoi për zbatimin e të gjitha kritereve të kërkuara për udhëtim pa viza të shqiptarëve në vendet Shengen, përfshirë modernizimin e vendkalimeve kufitare të Shqipërisë dhe sistemit të policisë së emigracionit, lëshimin i pasaportave biometrike të sigurisë së lartë dhe një luftë më të ashpër kundër veprimtarisë kriminale dhe pasurive kriminale. Këto hapa u përshëndetën nga organizmat ndërkombëtarë sidomos nga EUROPOL dhe organet e tjera të zbatimit të ligjit dhe çuan në vendimin e Bashkimit Europian më 8 nëntor, 2010 për heqjen e vizave të udhëtimit për qytetarët shqiptarë duke filluar nga 15 dhjetori i vitit 2010.

2011- Gara me Edi Ramën dhe fitorja e Bashkisë së Tiranës

Vitit 2011 do të sillte dhe fitoren më të madhe të Lulzim Bashës në karrierën e tij politike, pasi do të mundte në një garë direkte numrin 1 të Partisë Socialiste, Edi Ramën, në garën për Bashkinë e Tiranës.

Një garë e fortë ku në fund pas rinumërimit të votave nga KQZ Basha arriti të rrëzojë Ramën nga Bashkia e Tiranës pas 3 mandatesh, ku ishte zgjedhur për herë të parë në vitin 2001.

Nën drejtimin e Bashës si Kryetar i Bashkisë, Tirana u pajis për herë të parë në historinë pas-komuniste me një Plan të Përgjithshëm Urbanistik, duke i dhënë fund përfundimisht, kaosit të ndërtimeve në Tiranë. Plani u përpilua pas një diskutimi të gjerë me qytetarët e Tiranës, me arkitektë, inxhinierë, shoqatat ambientaliste dhe shoqata të tjera të interesuara. Në këtë plan përfshihen gjithashtu tre projekte të mëdha: Bulevardi i Ri dhe Sistemimi i Lumit të Tiranës, Terminali Shumëfunksional i Autobuzëve dhe Trenit dhe Linjat e Tramvajit Kinostudio-Kombinat dhe Sheshi “Nënë Tereza”-Terminali Shumëfunksional.

2013-të- Humbja e PD në zgjedhje dhe gara me Sokol Olldashin.

Në zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit të viti 2013-të Partia Demokratike kalon në opozitë pas 8 viteve qeverisjeje.

Menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve, lideri historik i PD, Sali berisha, jep dorëheqjen dhe i hap farën zgjedhjes së kryetarit të ri të PD.

Në garë për të zëvendësuar Sali Berishës ishin Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi. Demokratët në 13 Korrik të 2013-s zgjodhën si kreun e ri të partisë Lulzim Bashën me 80% të votave.

Në këtë garë për herë të parë u zbatua parimi “një anëtar një votë”.

2014-të- Betejat si kryetar i opozitës

Menjëherë pas rizgjedhjes si kryetar i PD-së. Lulzim Basha nisi betejën për dekriminalizimin e Kuvendit të Shqipërisë në vitin 2014-të, ku numri i personazheve të lidhur me botën e krimit ishin ulur në karriget e parlamentit.

Lufta ndërmjet socialistëve dhe demokratëve në Kuvend për dekriminalizimin solli më në fund fitoren e opozitës në Kuvend, ku në vitin 2015-të u miratua dhe ligji për dekriminalizimin, ligj i cili dha menjëherë efketet, pasi disa nga deputetët socialistë lanë mandatet pasi ishin dënuar më parë në vende të ndryshme të BE-së, raste të tilla ishin largimi i Mark Frrokut dhe Arben Ndokës.

2017-të- Marrëveshja me Edi Ramën

3 muaj para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017-të Lulzim Basha dhe deputetët e PD të mbështetur edhe nga militantët dhe anëtarësi qëndruan në çadër para kryeministrisë, duke u cilësuar si një nga qëndresat më të mëdha opozitare.

Por pas këmbënguljeve të fortë të ndërkombëtareve, Lulzim Basha takohet m e kryeministrin Edi Rama në 17 Maj të vitit 2017-të, e cila njihet ndryshe dhe si marrëveshje e fshehtë.

Në këtë marrëveshje u vendos që të kishte një qeveri teknike deri në zgjedhje, ku opozita mori drejtimin e Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Drejtësisë, dhe disa ministri të tjera.

Zgjedhjet elektorale të 2017-s janë dhe humbja e parë e Bashës si kryetar i PD-së.

2019-të -Djegia e mandateve dhe mospjesëmarrja në zgjedhjet Lokale

Në 18 Shkurt të 2019-s “Opozita e Bashkuar”, ku PD, LSI dhe partitë e vogla ishin rreshtuar në një front marrin vendimin për djegien e mandateve, por që nuk çoi në realizimin e qëllimit që opozita kishte, për të bllokuar Kuvendin, pasi një pjesë e kandidatëve të rreshtuar në listat e opozitës pranuan marrjen e mandateve.

Menjëherë pas djegies së mandateve opozita e Bashkuar e drejtuar nga Lulzim Basah filluan protesta në të gjithë vendin, çka solli dhe vendimin final të partive opozitare për të bojkotuar zgjedhjet lokale të 30 Qershorit në vitin 2019-të.

Vendimi për mospjesëmarrje në zgjedhje u kontenstuan dhe u kritikua nga faktori ndërkombëtar, pasi dhe mundësinë mazhorancës së drejtuar nga Edi Rama që të merrte 61 Bashkitë në vend, por për efekt të ligjit të dekriminalizimit Bashkia e Shkodrës vijoi të drejtohej nga përfaqësuesja e djathtë Voltana Ademi, pasi kandidati i majtë rezultoi i dënuar në Itali.

2021- Humbja e zgjedhjeve të 25 Prillit

Zgjedhjet elektorale të 25 Prillit kishin pritshmëri të mëdha nga opozita për të bërë rotacionin e madh, me shpresë që do ndodhte ajo që kish ndodhur në të shkuarën ku qeveria binte në mandatin e dytë.

Por në 25 Prill të 2021-t Edi Rama rizgjidhet për të 3-n herë si kryeministër i Shqipërisë, pasi PS arriti të marrë 74 mandate në Kuvend. Për Lulzm Bashën kjo ishte disfata që do të sillte më pas edhe rënien e tij.

Pas humbjes së zgjedhjeve dhe rritjes së kritikave brenda partisë Lulzim Basha vendos të hapë garën për kryetar partie, ndërsa vendos që të ngrijë pozicionin e tij.

Pas zgjedhjeve të 13 Qershorit në të gjitha degët e PD-së, Lulzim Basha rikonfirmohet si kryetar duke marrë 81% të votave, ndërkohë që përballë tij garonin Agron Shehaj, Fatbardh Kadili dhe Edith Harxhi.

9 shtatori 2021- Çarja e madhe me Sali Berishën…

Lulzim Basha dhe Sali Berisha kishin krijuar idenë jo vetëm brenda demokratëve por edhe tek shqiptarët se ishin një binom i pandashëm, ku jo rrallëherë ish-lideri historik i demokratëve akuzohej se kishte emëruar pasardhësin e tij në 2013-n, pavarësisht votimit që ishte bërë.

Madje Berisha në dfaljet e tioj publike ishte një nga mbashtetësit më të mëdhenj të Lulzim Bashës, duke i atribuuar atij edhe arritjet e mëdha të qeverisjes së demokratëve siç ishte anëtarësimi Në NATo apo libveralizimi i vizave.

Por ajo që ndryshoi marrëdhëniet mes tyre ishte deklarata e Lulzim Bashës më 9 shtator, i cili pezullonte nga të gjitha funksionet Sali Berishën, pas vendimit të dhënë nga DASH në 26 maj për shpalljen non-grata të Berishës dhe familjes së tij.

9 shtatori do të niste zyrtarisht dhe luftën e madhe mes Bashës dhe Berishës.

Ish-lideri demokrat nisi takimet me demokratët në bazë nën “Foltoren”, dhe arriti që në 11 Dhjetor të thërriste dhe Kuvendin Kombëtar, ku sipas tyre u mor vendimi për shkarkimin e Bashës.

Ndërkohë që 18 Dhjetori do të shënonte një tjetër përplasje të fortë jo vetëm mes Berishës dhe Bashës, por mes vetë demokratëve.

Nga njëra anë Basha thërriste Kuvendin Kombëtar, ndërsa në anën tjetër Berisha dhe Grup[i i Rithemelimit kishin shpallur referendumin për konstatimin e vendimit të 11 Dhjetorit për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Në të dyja rastet si Basha ashtu dhe Berisha gjithsecili shpalli fitoren e tij.

2022- Zgjedhjet e 6 Marsit dhe dorëheqja e Bashës

Zgjedhjet e 6 marsit ishin dhe përballja finale këtë herë jo mes opozitës dhe mazhorancës, por mes PD-së zyrtare të Lulzim Bashës dhe ‘Shtëpisë së Lirisë’ të mbështetur nga Sali Berisha.

Me fillimin e vitit 2022, në 8 Janar demokratë e udhëhequr nga Sali Berisha kërkuan të merrnin selinë e PD-së çka solli dhe përplasjen fizike mes anëtarësisë, dhe vetëm ndërhyrja e policisë e cila më pas u akuzuar për dhunë, solli që situata të qetësohej.

Në 6 mars të 2022, kandidatët e Lulzim Bashës pësuan disfatë të madhe në të 6 Bashkitë, ku përveç Rrogozhinës ku kandidati i PD u rendit i dyti në 5 të tjerat dolën forcë e tretë politike.

Menjëherë p[as zgjedhjeve të 6 Marsit ata që mbështesnin Bashën kërkuan largimin e tij nga drejtimi i partisë, kjo solli dhe dorëheqjen nga posti i nënkryetarëve të Grida Dumës dhe Agron Gjekmarkajt, i cili kishte vetëm dy muaj në atë post pasi zëvendësonte të larguarin Alfred Rushaj.

Tensionet brenda PD bënë që Basha të thërriste disa herë në mbledhje deputetët por edhe krerët e degëve, ndërkohë që ju kërkoi atyre një afat për të shprehur vendimin e marrë prej tij.

Dhe të hënë e 21 Marsit Lulzim Basha thërret me urgjencë në takim grupin parlamentar, Kryesinë e partisë si dhe krerët e Degëve për t’iu komunikuar atyre dorëheqjen, por duke lënë të kuptohet se ai do të vijojë të qëndrojë brenda partisë por do të jetë dhe kandidat për drejtimin e saj.

/T.H/ Abcnews.al/

Lexo edhe: “Dështova në bashkimin e PD-së”, mesazhi i plotë i Bashës pas dorëheqjes

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!