Dha dorëheqjen, Basha ikën në këmbë nga selia e PD, refuzon mediat

schedule18:19 - 21 Mars, 2022

schedule 18:19 - 21 Mars, 2022

Kreu i PD Lulzim Basha është larguar nga selia blu pasi ka dhënë dorëheqjen. Siç shihet nga pamjet Basha është larguar në këmbë ndërsa ka refuzuar të flasë për mediet.

Basha ka dhënë dorëheqjen pas 9 vitesh në krye të Partisë Demokratike. Gjatë deklaratës për media pas mbledhjes që zhvilloi me Kryesinë, Grupin Parlamentar dhe Kolegjin e Kryetarëve, Basha pranoi se Partia Demokratike është në krizë të thellë dhe për këtë arsye ka vendosur që të dorëhiqet nga detyra e tij si kryetar i PD-së, për t’i hapur rrugë bashkimit të demokratëve.Tashmë i dorëhequr nga funksioni i tij, Basha siguroi se do të japë kontributin e tij për të ndihmuar në ringritjen e PD-së. Ai tha se në PD duhet të zhvillohet një analizë e brendshme dhe më pas zgjedhje të reja.

Lexo edhe: Kryetarët e degëve dalin kundër dorëheqjes së Lulzim Bashës

Pas dorëheqjes së Bashës pritet që Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi të mbledhë Këshillin Kombëtar dhe të mandatojë një nga nënkryetarët e partisë që të drejtojë PD deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. Kësisoj drejtimin e PD e merr ose Jorida Tabaku ose Enkelejd Alibeaj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!