Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka reaguar pas pandemisë që ka kapur shpendët në Shqipëri, ku përgjatë ditëve të fundit raportohet për mbi 1` milionë pula të ngordhura.
Në reagimin e tij në Facebook, Panariti shkruan se edhe më e rëndë se infektimi që ka kapur shpendët në Shqipëri është paraliza e institucioneve.
Sipas tij edhe në vendet përreth ka patur alarm të grip[it të shpendëve, por reagimi i institucioneve ishte i menjëhershëm duke neutralizuar menjëherë përhapjen e mëtejshme të infeksionit.
Postimi i Panaritit:
Edhe më i rëndë se gripi, është infektimi dhe paraliza e institucioneve !
Ka kohë që vëndet fqinj, raportojnë vatra të konfirmuara të gripit të shpendëve H2N5, në pulari dhe shpendë shtegëtarë.
Masat kanë qenë të rrufeshme dhe radikale.. Infeksioni është izoluar dhe mbajtur në kontroll nga fqinjët.
Prandaj shërbimi epidemiologjik, sistemi “alert” dhe shërbimi veterinar te ne , duhet të ndiznin prej kohësh alarmin e kuq.
Bomba me sahat në fakt kishte filluar të punonte mbrapsh, sepse kjo sëmundje nuk njeh kufij dhe as qeveri .
Shpërthimi do të ndodhte siç edhe ndodhi.
Prandaj, që nga çasti që infeksioni shpërtheu te ne duke shkaktuar qindra mijëra dëmtime, duhej vepruar me masa drakoniane asgjësimi, karantine, largimi urgjent të shpendëve të ngordhur dhe djegja e tyre e kontrolluar, kontroll serologjik i personelit të pularive
Rrethim dhe izolim i rreptë i vatrave.
Por ajo që të habit është se për dy javë u humb kohë me hipoteza pa bazë që nga helmimi ushqimor e deri te bronkito-trakeitet e laringitet… të cilat bllokuan aksionin, veprimet masat për bllokimin e përhapjes së virusit
Rezultati…. Një milion ngordhje dhe nuk i dihet fundi.
Një goditje e rëndë jo vetëm për rritjet industriale por edhe për shpendët e oborreve.
Dhe ende nuk i dihet fundi.
Mund të kemi shfarosje të shpendarisë.
Sektori ku kishim krijuar me mund një autonomi furnizimi me mish dhe vezë
Pirgjet me pula të infektuara dhe të ngordhura duhen asgjësuar sa më parë.. Nuk këshillohet groposja.
Një këshill teknik dhe shkencor epidemiologësh dhe virologësh të drejtojë gjithë procesin.
Të gjithë në terren, pushtet qëndror dhe lokal, për kontrollin dhe kufizimin e kësaj flame
/Abcnews.al/

