Moska së fundmi ka reaguar në lidhje me furnizimin e Evropës me gaz.
Mediat bëjnë me dije se zëvendëskryeministri rus Aleksandr Novak ka deklaruar se “është e pamundur”, për Evropën për momentin të bëjë pa gazin rus.
Ai ndër të tjera ka thënë se përsa i përket naftës bruto, kompanitë ruse të naftës kanë filluar të ridrejtojnë flukset drejt Lindjes.
Ndërkaq kujtojmë se për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë prej 26 ditesh duket se e gjithë bota po përballet me rritjen e çmimeve jo vetëm të hidrokarbureve por edhe në produktet ushqimore./abcnews.al