Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku trupi i një gruaje është gjetur i ndarë në disa qese të zeza i hedhur në një shkëmb.
Mediat italianë bëjnë me dije se trupi i pajetë i saj është gjetur i copëtuar dhe i fshehur në disa thasë të zinj në Borno.
Ndërkohë policia e drejtuar nga prokurorja Lorena Ghibaudo, po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje makabre, ku përmes të dhënave të fundit të zbulojnë edhe identitetin e viktimës.
Për momentin është e pamundur të përcaktohet mosha.
Sipas mediave kufoma, e copëtuar tërësisht, ishte në katër thasë të braktisur në një shkëmb në rrugën që të çon nga provinca e Breshias në atë të Bergamos./abcnews.al