Dinamo nuk gjen qetësi, klubi pezullon lojtarin pse u takua me kundërshtarët

schedule12:50 - 21 Mars, 2022

schedule 12:50 - 21 Mars, 2022

Një situatë e paprecedentë ka ndodhur te Dinamo. Klubi ka vendosur të pezullojë një nga lojtarët titullarë të skuadrës.

Bëhet fjalë për Eni Imamin i cili pas derbit tyë luajtur në “Elbasan Areana” ndaj Tiranës, takoi dy nga pjesëtarët e skuadrës bardheblu me të cilët mban akoma miqësi.

Sipas “Neësport.al” drejtuesit e klubit e kanë dërguar mbrojtësin e skuadrës te ekipi i 21-vjeçarëve.

Kujtojmë se ky është rasti i dytë që klubi merr pasa, pas situatës së ndodhur me Sabien Lilajn i cili pas ndeshjes me Kukësin ofendoi tifozët.

Blutë të cilët edhe pse ndërruan trajner duket se nuk po gjejnë qetësinë e duhur, ndërkohë aktualisht janë në vendin e 9-të në klasifikim duke rrezikuar edhe mbijetesën. /f.a/abcnews.al