Zaimina Vasjari bëhet nënë për herë të dytë, zbulohet emri i veçantë i djalit

schedule12:11 - 21 Mars, 2022

schedule 12:11 - 21 Mars, 2022

Këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur bashkëshorti i këngëtares, Klodian Asllani përmes një postimi në Instagram e tij.

Përkrah një fotografie ku shihen tullumbace blu dhe një arushë, shkruhet: “Mirë se erdhe Kamar”, duke zbuluar në këtë mënyrë edhe emrin, që kanë zgjedhur për të birin.

Emri Kamar vjen nga fjala “qamar” që në arabisht do të thotë “hënë”.

Kujtojmë që pas vajzës ky është fëmija i dytë për Zaiminën, ndërkohë për bashkëshortin e saj është fëmija i katërt, pasi ai është baba edhe i dy vajzave nga martesa e parë./abcnews.al