Lautaro Martinez dhe Edin Dzeko nuk po e nxjerrin dot Interin nga balta kohët e fundit. Kjo ka bërë që drejtuesit të mendojnë për t’u përforcuar në sulm në verë.
Corriere dello Sport raporton se në skenë ka dalë një objektiv i vjetër, Duvan Zapata. Atalanta në verë do jetë e detyruar ta shesë, për të mos e humbur me parametra zero.
Interi nga ana tjetër po has vështirësi për të transferuar Gianluca Scamacca nga Sassuolo. Klubi italian ka kërkesa të larta financiare dhe Zapata është më i përballueshëm dhe me cilësitë e tij ka treguar se është një sulmues që garanton gola në Serie A. / abcnews.al