Për Ministrin e Brendshëm, Porti i Durrësit duhet të funksionojë si një strukturë e vetme. Sandër Lleshaj e bëri këtë deklaratë gjatë një takimi me autoritetet që operojnë në këtë port, ku mblidhen gati 40% e të ardhurave doganore.
“Problemi kryesor këtu në Portin e Durrësit ka të bëjë me faktin që duke qenë port i madh ka edhe shumë autoritete. Siç e shihni vetëm në këtë panel, janë një numër i konsiderueshëm drejtuesish të lartë, drejtorësh të përgjithshëm dhe paneli nuk i ka zënë të gjithë, sepse janë edhe disa drejtues të tjerë që nuk janë ulur në radhën e parë.
Do të thotë që kemi një numër shumë të madh autoritetesh…. duke filluar nga Autoriteti Portual, nga Policia e Shtetit, nga AKU, Doganat dhe struktura të tjera, të cilat e bëjnë shumë kompleks menaxhimin e këtij porti si një entitet të tërë”.
Kohën kur Lleshaj po drejtohet për në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, në një takim tjetër pas atij në Port, disa të rinj i dolën para. Një prej tyre i tha se e ka helmuar me gaz lotsjellës. Ai tha se quhej Ndrec Pjetri që la të kuptohej se ishte pjesëmarrës në protestën e opozitës. Ministri i Brendshëm vazhdoi takimin me prefektin, kryetarin e bashkisë, pedagogë dhe studentë. Aty u fol për studentët e ekselencës dhe punësimin e tyre.
Gazetare: Enkeleda Arapi
Operator: Adi Domi