Debutoi me humbje te Dinamo, Vanoli: Disfatë që dhemb, do përmirësohemi

schedule19:25 - 19 Mars, 2022

schedule 19:25 - 19 Mars, 2022

Dinamo u mposht nga Tirana në derbin e zhvilluar në “Elbasan Arena”. Trajneri italian Rodolfo Vanoli debutoi kështu me humbje në stolin e bluve, ndërsa nuk mundi të ndalte bardheblutë.

Një disfatë që “kushton” te “nëndetsja” blu pasi rrezikojnë seriozisht edhe mbijetesën pas fitoreve të Egnatias dhe Kastriotit ditën e sotme.

Pas ndeshjes Vanoli theksoi se kjo është një humbje që duhej shmangur, ndërsa është i bindur se lojtarët e tij do të përmirësohen në vazhdim.

“Si fillim komplimente Tiranës, e ka treguar se e meriton të jetë në krye. Të dhemb kur humb pas një paraqitje të tillë. Lojtarët treguan një nivel shumë të lartë, në aspektin tekniko-taktik dhe sa i përket edhe shpirtit të garës.

Nëse vazhdojmë të luajmë si sot, vështirë të humbim. Sot luajtëm me këtë sistem loje, sepse menduam se ishte më i përshtatshmi për të vendosur kundërshtarin në vështirësi.

Të gjithë e panë paraqitjen shumë të mirë të lojtarëve të mi, më vjen keq për ta. Krijuam më shumë raste, e goditëm më shumë portën kundërshtare se Tirana. Kjo do të thotë se kemi bërë një punë të mirë, ndeshja tjetër do të jetë ndryshe.

Për mua është ndeshja e parë sot, nuk shoh se çfarë ka ndodhur më para. Jam i bindur se lojtarët do të përmirësohen në vazhdim”, deklaroi trajneri italian i Dinamos. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!