SPECIALE/ “Lezha në Prishtinë”, prezantohen në panair atraksionet natyrore dhe historike

schedule18:54 - 19 Mars, 2022

schedule 18:54 - 19 Mars, 2022

Shqiptarët e Kosovës pushojnë më së shumti në Lezhë. Për të tërhequr dhe më shumë pushues, vlerat historike, kulturore dhe kulinaria e pasur lezhjane janë prezantuar në një panair në Prishtinë.

Një pjesë e shqiptarëve të Kosovës që kanë pushuar në bregdetin e Shëngjinit gjatë verës thonë se i tërheq shumë dhe historia e Lezhës.

“Lezha e Skënderbeut, që ka shumë tradita. Që e ka mbrojtur shqiptarinë dhe kulturën shqiptare ndër shekuj. Lezha është gërshetimi i të gjitha të mirave që I ka dhënë zoti mbase ka detin më të bukur shqiptar, ka Shëngjinin e bukur, ka kalatë, ka njerëzit mikpritës.


“Më se shumti e vizitojmë Lezhën, pasi është mbajtur kuvendi më historik ku u bashkuan trimat nën udhëheqjen e Skënderbeut dhe lidhën besën për çlirimin nga zgjedha e huaj. Përpos besëlidhjes e vizitojmë dhe prej Gjergj Fishtës së madh.”

“Kemi qenë disa herë. Kënaqemi se është zhvilluar në aspektin infrastrukturor dhe në turizëm. E njohim dhe për ushqime tradicionale.”

Teksa nëpër stenda morën informacion se çfarë ofron Lezha, diplomatë shfaqën interes për ta vizituar.

“E di që është një vend I bukur. Shpresoj ta vizitoj ndonjë ditë. Këtu po mësoj se çfarë duhet të vizitoj atje.”

“Nuk kam qenë ndonjëherë, por kam dëgjuar shumë. Një ditë mund ta vizitoj, se jam I interesuar për historinë, monumentet dhe për ushqimet tradicionale. Dëshiroj të shijoj disa ushqimet tradicionale shqiptare.”

Organizatori i panairit, Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu tha se evente të tilla do të zgjerohen më shumë, pasi ka ende vizitorë që nuk njohin atraksionet natyrore dhe historike të Lezhës.

“Lezha është epiqendra e turizmit të trojeve shqiptare. Shqiptarë e Kosovës zënë 65% të klientelës në Shëngjin. Klientela është zgjeruar dhe në dimër, se shqiptarë të Kosovës kanë hapur biznese dhe kanë blerë apartamente, janë banues të Shëngjin. Po ka plot veta që nuk e dinë çfarë përfaqëson Lezha në vetvete, në detaj. Për ti dhënë një dimension më reale për t’ju thënë se në Lezhë nuk vihet vetëm për plazh po mund të shohin dhe atraksione natyrore që nuk mund ti shohin askund, si laguna e Vainit, kam biseduar me shumë dhe nuk e njohin. Nuk e dinë se ka objekte historike dhe religjoze të lashta. Ka destincione të turizmit malor që po zhvillohen.”

Mes vizitorëve të shumë spikatën dhe ish kryeministri Ramush Hardinaj me bashkëshorte, akademiku Rexhpe Qosja, por dhe krerët më të lartë të shtetit të Kosovës. Surprizë ishte dhe mbrëmja gala, ku shefat më të njohur të restoranteve në Lezhë gostisën pjesëmarrësit me ushqime tradicionale. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!