Kjo është fusha ku SHBA-ja dhe Rusia ende po bashkëpunojnë

schedule08:41 - 19 Mars, 2022

schedule 08:41 - 19 Mars, 2022

Nuk ka paqe në Tokë, por Rusia dhe SHBA-ja kanë një bashkëpunim shumë të mirë  në fushën e hapësirës, shkruan BBC

Tre kozmonautë rusë – komandanti Oleg Artemyev, Denis Matveev dhe Sergey Korsakov  u nisën të premten për një mision gjashtëmujor. ISS është një bashkëpunim 23-vjeçar midis SHBA-së, Rusisë dhe vendeve të tjera.

Treshja u mirëprit pozitivisht në bord nga një ekuipazh që përbëhet nga katër amerikanë, dy rusë të tjerë dhe një gjerman. Lajmi vjen vetëm disa ditë pas lajmit se astronauti amerikan Mark Vande Hei,  i cili shënoi një rekord të NASA-s për 355 ditë në orbitë do të largohet nga ISS.

/abcnews.al